No menu items!

Notat e lojtarëve, Inter 4-3 Barcelona: Magjia e Yamal ‘humbet’ nga pritjet e Sommer

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin, pas një barazimi 3-3 në kohën e rregullt. Interi siguroi finalen e Ligës së Kampionëve.

Davide Frattesi që shënoi golin e fitores në minutën e 99-të. Golat e mëparshëm ishin shënuar nga Lautaro Martinez (21′), Hakan Calhanoglu (42′ – pen.), dhe Francesco Acerbi (120′).

Foto Blerim Uka Arlive istanbul 2023

Për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Raphinha, ku me golin e këtij të fundit u mendua se ndeshja përfundoi, por Interi barazoi dhe në vazhdime fitoi.

Yann Sommer dhe Denzel Dumfries me notën 8.1 ishin më të mirët te Interi, që siguruan finalen e Ligës së Kampionëve.

Po ashtu paraqitje stabile kishin edhe Martinez (7.5), Acerbi (7.3), Fratessi (7.3) dhe Mehdi Taremi (7.3).

Te Barcelona më i miri në fushë ishte Lamine Yamal me notën 8.6, ndërsa Gerard Martin kishte notën 8.1, pasi dhuroi dy asistime.

Pau Cubarsi ishte lojtari më i dobët në këtë takim, duke u vlerësuar me notën 6.3.

Notat e lojtarëve të Interit dhe Barcelonës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.