Reperi i famshëm Azet ka ardhur sot në Prishtinë për t’i vizituar fansat e tij të shumtë.
Azeti ka njoftuar se nga ora 16:00 do të takohet me fansat e tij në Kosovë, në Hotel Grandi në Prishtinë.
Janë fansa të tij të shumtë që kanë pritur me padurim një takim me Azetin.
Temperaturat e larta nuk i ka ndaluar ata që të takohen më interpretuesin e shumë hiteve.
Reperi Shqiptaro-Gjerman apo djali i rekordeve ka dalur t’i takoj fansat ku aty ka ndërhyrë policia duke i lutur turmat të qetësohen pasi e kanë bllokuar sheshin.
Ndryshe, Azet neser do mbajë koncertin e shumë pritur në Germi te Amfiteatri të cilin e ka organizuar ai dhe grupi tij për të kaluar një natë me fansat e tij.