No menu items!

Nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë, ja pse!

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme. Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë.

Megjithatë, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë. Ndoshta nuk e dinit, por uji nuk duhet konsumuar duke ndenjur në këmbë.  Agroweb ju sjell disa nga arsyet se përse nuk duhet pirë në këtë qëndrim.

Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq.

E vërteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar. Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen.

Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.