No menu items!

Nuk keni parë gjë akoma, detajet e rikthimit të ‘nxehtë’ të Encës

Pas një pauze, këngëtarja e njohur Enca Haxhia është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Ajo ka njoftuar se nesër, në ora 19:00, do të publikohet kënga e saj më e re me titull “Original” – një projekt që pritet të kthehet në një nga hitet më të mëdha të sezonit.

Kënga, e cila po pritet me padurim nga fansat, vjen e shoqëruar me një videoklip ku nuk do të mungojnë skenat provokuese dhe pamjet e zjarrta, ashtu siç di Enca më së miri.

Prive By Liberta Spahiu, bën të ditur se në videoklip do të shfaqen edhe disa personazhe të njohur të showbizit shqiptar, duke e bërë këtë projekt edhe më të veçantë dhe të komentuar.

Me “Original”, Enca duket e vendosur të tregojë se nuk ka humbur asnjë grimë të energjisë dhe stilit që e karakterizon. Të gjithë sytë janë tani nga ora 19:00 e nesërme – kur kënga do të publikohet dhe do të fillojë të pushtojë platformat muzikore.

Numërimi prapa ka nisur! /Prive

https://www.instagram.com/reel/DKHXhTIAIeO/?igsh=MTIyNmJ0eXI4a2U1bQ==

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.