Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, gjatë emisionit “Post”, foli për rrugëtimin e saj në spektakël dhe planet për të ardhmen, shkruan Raporto24.
Ajo theksoi se prioritet mbetet muzika, por nuk përjashtoi as mundësinë e angazhimit në një projekt filmi në të ardhmen.
Gjatë bisedës, Ledioni i propozoi Eglit edhe postin e moderatores, duke vlerësuar potencialin e saj në prezantim.
“Dikush më tha për ty që ti mund të bëhesh një prezantuese e shkëlqyer, dhe unë uroj,” ishin fjalët e Ledionit.
Ndërsa Egli u përgjigj: “Ma kanë thënë shumë në fakt, dhe do ta kem në konsideratë.”