No menu items!

Olta Gixhari shkëlqen në Romë me një paraqitje elegante dhe sensuale

Aktorja, Olta Gixhari, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga udhëtimi i saj në Romë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

E veshur me një kostum të bardhë elegant – me pantallona të gjera dhe një bluzë të shkurtë ‘crop top’ me prerje të guximshme dhe lidhëse në pjesën e përparme – Olta është shfaqur me shumë finesë dhe vetëbesim përpara Fontanës së famshme di Trevi, një nga atraksionet më ikonike të kryeqytetit italian.

Me flokë të lëshuara dhe një grim natyral që thekson bukurinë e saj, Olta ka sjellë një kombinim të thjeshtësisë dhe sensualitetit, duke u komplimentuar nga ndjekësit për stilin dhe pamjen e saj elegante.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Postimi i saj është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive, ku fansat e kanë përshkruar si “Diva” dhe “S’ka më të bukur”.

Olta, e njohur për sharmin dhe prezencën e saj në ekran, dëshmon edhe një herë se di si të rrëmbejë vëmendjen kudo që shkon. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.