No menu items!

Operacion i rrallë në QKUK, 40-vjeçares i hiqen 21 mioma nga mitra

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është kryer një operacion i rrallë.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në Facebook, një 40-vjeçareje i janë hequr 21 mioma nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.

Operacioni ka zgjatur më shumë se katër orë.

“40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.