No menu items!

Operacion i suksesshëm policor kundër narkotikëve dhe krimeve kibernetike

Prishtinë, 3 qershor 2025 – Pas një pune intensive operative dhe hetimore, zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të suksesshëm policor.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri rajone të Kosovës, ku janë kryer kontrolle në një numër të konsiderueshëm lokacionesh të ndryshme, në kuadër të hetimeve kundër trafikimit me narkotikë dhe krimeve kibernetike.

Policia e Kosovës njofton se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me organet e drejtësisë.

Për detaje të mëtejme rreth këtij operacioni, do të jepet informim shtesë pas përfundimit dhe kompletimit të të gjitha procedurave.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, konfirmoi për Raporto24 se ky është një nga aksionet më të koordinuara të muajve të fundit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.