No menu items!

Operacion policor në disa lokale nate në Prizren, arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ndërmarrë një operacion në Prizren, gjatë të cilit janë kontrolluar disa lokale të natës.

Policia thotë se katër personave u janë gjetur thika në brez, ndërsa një personi një armë zjarri.

Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Mbrëmjen e datës 14.06.2025, Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një operacion të planifikuar me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge), ku si rezultat i kontrollit policor, katër personave të dyshuar u janë gjetur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Pesë të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. Armët dhe mjetet e sekuestruara do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale që është iniciuar ndaj të dyshuarve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme”, thuhet në njoftim

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.