No menu items!

Operatori ukrainas i dronit arrin ta shmang raketën ruse nga sistemi raketor Tor-2M, më pas e shkatërroi

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka shpërndarë një video ku shihet shkatërrimi i sistemeve të ndryshme raketore të ushtrisë ruse, duke përfshirë sisteme të avancuara të sistemeve raketore kundërajrore.

Në këtë sulm janë shkatërruar tri sisteme raketore të mbrojtjes kundërajrore Tor-2M, Buk-M1 dhe Nona, dy tanke, dhe stacioni mobil për luftë elektronike, transmeton Telegrafi.

Në raport thuhet se artileria ukrainase shkatërroi është 84 njësi të ushtrisë ruse, përfshirë shtatë tanke, gjashtë MLRS Grad, 11 topa, gjashtë sisteme mobile artilerike dhe 21 mjete të blinduara.

Kulmi i sulmit ishte reagimi i paparë i operatorit ukrainas të dronit që arriti të shmang raketën ruse që u shkrep në drejtim të dronit të

Tor tentoi të rrëzojë dronin tonë kamikaz. Por piloti shpëtoi dronin – e largoi nga drejtimi kah po fluturonte raketa dhe më pas futi në cak objektivin dhe e goditi derisa tentonte të ikte”, thuhet në kumtesën e SBU-së ukrainase.

Tor është sistem raketor i mbrojtjes kundërajrore ruse që është në shërbim nga viti 1986, dhe është i dedikuar për shkatërrimin e aeroplanëve që fluturojnë ulët. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.