Pas humbjes 0:1 ndaj Llapit në kuadër të Superligës së Kosovës, trajneri i Ballkanit, Orges Shehu, ka ofruar dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i trajnerit të kampionit në fuqi.
Sipas gazetarit Lorik Gashi, Shehu ka shfaqur tensione të mëdha dhe ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se kryesia e Ballkanit nuk e ka mirëpritur këtë kërkesë dhe është ende në pritje të një vendimi përfundimtar.
Shehu drejtoi Ballkanin drejt sukseseve të mëdha në vitet e fundit, përfshirë titujt kampion dhe paraqitjet historike në arenën ndërkombëtare./Raporto24