Aktori i njohur, Osman Azemi, po vazhdon rrugëtimin e tij drejt rikuperimit pas aksidentit të rëndë automobilistik që pësoi në prill të vitit 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se së fundmi po kryen edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, e cila, sipas asaj që ka lënë të kuptohet, është e dhjeta që nga aksidenti.
Gjatë më shumë se një viti, Azemi është përballur me një proces të gjatë trajtimi dhe rehabilitimi, duke marrë kujdes të specializuar mjekësor edhe jashtë vendit

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në fillim të prillit të vitit të kaluar në aksin rrugor Prishtinë–Gjilan, në zonën e Graçanicës.
Që prej asaj kohe, Azemi ka kaluar një periudhë të vështirë rikuperimi, por ka vazhduar të tregojë vendosmëri dhe optimizëm përballë sfidave shëndetësore





