No menu items!

Osmani e Begaj në Vatikan, bashkë me Kardinalin Ernest Simoni dhe prijësit fetarë shqiptarë bëjnë homazhe për Papa Françeskun

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar Bajram Begaj, po qëndrojnë në Vatikan ku po marrin pjesë në homazhet për Papën Françeskun, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare derisa ceremonia e varrimit pritet të bëhet nesër.

Osmani e Begaj kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale duke e mabjtur për duar kardinalin e vetëm shqiptar Ernest Simonin. Po ashtu aty shihet edhe Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Joan Pelushi dhe në sfond edhe kreu i Kishës Katolike Arjan Dodaj.

Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën” ka shkruar Osmani

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.