No menu items!

Osmani e shënon katërvjetorin në krye të shtetit, thotë se asnjëherë më parë Presidenca s’i ka pasë dyert më të hapura në botë

Presidentja Vjosa Osmani sot e ka shënuar katërvjetorin në krye të shtetit.

Në një video ku përmblodhi disa nga punët e saj në këto katër vjet, Osmani tha se

Asnjëherë në histori të Presidencës të paspavarësisë, Presidenca e Republikës së Kosovës nuk i ka pasë dyert më të hapura sesa në këtë mandat”.

Ajo tha se përgjatë këtyre viteve ka punuar që emri i Kosovës “të dëgjohet edhe aty ku nuk është dëgjuar kurrë më parë”.

Osmani në këtë përmbledhje publikoi fotografi e pamje nga vizitat e saj jashtë shtetit dhe takimet me liderë botërorë që ka zhvilluar.

Ajo shënoi edhe katër vjet si Komandante Supreme, duke thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë treguar se janë krenaria e shtetit.

Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021 me 71 vota për. Ajo kishte fituar në raundin e tretë të votimit, ku kishin marrë pjesë 82 deputetë./Expres

https://www.facebook.com/share/v/1Hd1jDeLuR/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.