Presidentja e vendit Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa ka thënë se është koha që Kosovës t’i hiqen masat e padrejta.
“Qytetarët tanë pa asnjë dyshim janë më pro evropianet në tërë rajonin dhe në tërë kontinetin tonë. Dhe nëse integrimi evropian është një rrugë që kërkon besim, përkushtim dhe durim, atëherë është koha që kjo të reflektohet përtej fjalëve dhe më hapa konkret sa i përket integrimit të shtetit tonë në BE. Presim që nën udhëheqjen tuaj të bëjmë këta hapa përpara dhe që nën udhëheqjen tuaj Kosovës t’i hapet përfundimisht rruga drejtë BE_së. Në mënyrë që të ndodh kjo natyrisht që shpresojmë besojmë që shtete anëtare më në fund pajtohen që të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, të cilat dëmtojnë interesat e qytetarëve tanë dhe projektet kyçe që lidhen me vet inegrimin evropian. Këtë verë po bëhen dy vite nga vendosja e masave. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi është një minutë më shumë padrejtësie dhe një minut më shumë larg jetësimit të endërres eviopiane të qytetarëve tanë“, tha ajo/.