No menu items!

Osmani: Kisha dy biseda të shkurtëra me Presidentin Biden, mora konfirmim të fuqishëm se do të jetë krah Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se ka zhvilluar dy biseda me presidentin amerikan Joe Biden.

Osmani tregon se në këto dy biseda që pati me presidentin amerikan, mori konfirmimin se ai do të jetë përkrah Kosovës.

“Prandaj edhe gjatë kësaj jave si Presidente e Republikës së Kosovës dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vazhdimisht kam potencuar këtë fakt në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë dy biseda të shkurta që kisha me Presidentin (Joe) Biden gjatë ditës së djeshme, i cili siç e dini, ia ka kushtuar më shumë se 30 vite të karrierës së tij në mbështetje të Kosovës nga fillimi i viteve të 90-ta, kur ne me të vërtetë si Kosovë na duheshin zëra pro shtetit tonë dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi”, tha Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Tutje, Osmani tha se Biden i konfirmoi asaj se ShBA’të e konsiderojnë Kosovën si ndër sukseset më të mëdha në historinë e tyre.

Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe unë dje kam marrë një konfirmim të fuqishëm nga Presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara vërtet e konsiderojnë Kosovën si ndër sukseset më të mëdha në historinë e vet dhe duhet ta mbajmë si të tillë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.