No menu items!

Osmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë forum, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, Osmani do të zhvillojë një bashkëbisedim në lidhje me temat kyçe të diplomacisë globale dhe rolit të saj stabilizues në një botë të polarizuar.

Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.