Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.
“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon ti mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n që e sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”
Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, deklaroi Osmani.
Lajm në përditësim…