No menu items!

Osmani në Budapest: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri bashkëpunimi me Hungarinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur të hapë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, gjatë qëndrimit të saj në Budapest.

Osmani theksoi gatishmërinë e Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet historike mes dy shteteve.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për të sjellë përfitime për qytetarët e të dyja shteteve

Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të rinj të bashkëpunimit me Hungarinë dhe, në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet mes popujve tanë,” shkroi presidentja Osmani në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.