No menu items!

Osmani në Washington takon Sekretarin Lammy: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar një numër liderësh vendesh të ndryshme. Shefja e shtetit sot ka njoftuar edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Osmani ka thënë se e ka uruar Sekretarin Lammy për pozitën e re që ka marrë dhe ka shtuar se mezi pret të punojë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy, për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar presidentja./Express/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.