No menu items!

Osmani njofton SHBA-në për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të ngarkuarën me punë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

Siç ka njoftuar Presidenca, në një takim të hënën, Osmani e Prattipati diskutuan për arrestimin e qytetarëve serbë në Gjakovë e në Prizren, që pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh.

“Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtëOsmani e ka cilësuar këtë veprim si “pjesë të një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës”.

Osmani ka thënë se kjo përbën ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe. Presidentja Osmani diskutoi me znj. Prattipati për arrestimin e djeshëm të qytetarëve serbë në Gjakovë dhe në Prizren, të cilët pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh. Porse, hetimet e deritashme kanë treguar se këto grupe kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.