No menu items!

Osmani pritet në një takim nga perandori i Japonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga perandori i Japonisë, gjatë qëndrimit të saj në Tokio.

Në këtë takim sipas komunikatës, Osmani ka falënderuar Japoninë për mbështjen ndaj Kosovës duke theksuar edhe raportet miqësore ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit, presidentja Osmani theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë. Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve. Presidentja Osmani e falënderoi perandorin për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.