Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrojnë krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë.
Në dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, në një postim në “X”, Osmani ka shkruar se liria do të mbizotërojë përsëri.
Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar ajo.
Kosova është në mesin e shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.