No menu items!

Osmani: Sonte, edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se sonte edhe Kosova shndrit me Shkodrën Elektronike.

“Edhe pse Kosova ende nuk merr pjesë në Eurovizion, sonte të gjithë shqiptarët përfaqësohen denjësisht nga Shkodra Elektronike dhe shikuesit nga vendi ynë kanë të drejtë të votojnë si pjesë e votës së publikut”.

“Një krijim që sjell një rrëfim të fuqishëm e kuptimplotë, meriton përkrahjen tonë në Kosovë, në mërgatë e kudo që ka shqiptarë. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Votoni Shqipërinë dhe numrin 26.  Fitore për Zjerm”, ka thënë Osmani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.