No menu items!

Osmani takohet me kryeparlamentarin japonez, flasin për thellim të partneritetit ndërmjet vendeve

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Japoni u takua me kryeparlamentarin e vendit, Fukushiro Nukaga.

Sipas një njoftimi nga ana e presidentes, ata riafirmuam përkushtimin e palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, transmeton klankosova.tv.

“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje, e para e vendit tha se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit.

“Synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, shtoi tutje ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.