No menu items!

Osmani: Zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër, moment historik për gjithë shqiptarët në Maqedoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin me marrjen e mandatit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Osmani ka thënë se sot është një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni.

Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë, suksese”, ka shkruar Osmani.

Xhaferi është zgjedhur kryeministër i qeverisë së re teknike, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.