No menu items!

Pa gola dhe me polemika, Holanda dhe Franca ndajnë pikët në barazimin e parë pa gola

Nuk ka fitues në takimin Holandë-Francë, me skuadrat që ndanë pikët në Leipzig pas barazimit pa gola.

Sfida nisi me shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat dhanë spektakël në fushë, por pa gjetur golin.

Në minutën e 68’ rrjeta u tund nga Xavi Simons, goli i të cilit u pa katër minuta nga VAR-i dhe në fund u anulua për një pozicion të parregullt nga Dumfries, që i pengonte rrezen Maignan. Kjo gjë solli shumë polemika në stolin holandez, por me vendimin që ishte kundër tyre.

Nga ana tjetër, “Gjelat” u munduan të reagonin, por mungesa e Mbappe në fushë duket se ndikoi.

Kështu Holanda dhe Franca shkojnë në kuotën e katër pikëve, duke iu afruar kështu kualifikimit për në fazën e 1/8-ave.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU