Vetëm pak ditë pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij jashtë mureve të shtëpisë së famshme, duke u angazhuar me projekte të reja në karrierë.
Së fundmi, ai ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme nga Instagrami, veprim për të cilin ende nuk ka dhënë një arsye. Përveç kësaj, këngëtari nga Peja ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke sugjeruar se mund të jetë duke nisur gjithçka nga e para, shkruan Raporto24.
Ndërkohë, Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga Big Brother VIP dhe ka paralajmëruar bashkëpunime të reja me emra të njohur të estradës.