No menu items!

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për këtë post, ka komentuar situatën aktuale në një intervistë ekskluzive në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com.

Haxhiu theksoi se që nga 15 prilli Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, fillimisht për shkak të refuzimit të opozitës për të votuar verifikimin e mandateve të deputetëve, dhe tani për shkak të refuzimit të emrit të saj për kryetare.

Nuk jam shumë optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme, pasi qëndrimet e subjekteve opozitare janë bërë të qarta publikisht. Për bindjen time, mungon vullneti për të konstituar Kuvendin dhe për të kaluar më tej në procedurat për zgjedhjen e Qeverisë”, deklaroi Haxhiu.

Lajmi i Plot👇

https://telegrafi.com/palet-nuk-levizin-nga-qendrimet-haxhiu-nuk-jam-optimiste-qe-situata-te-ndryshoje-ne-seancen-e-neserme/

https://telegrafi.com/palet-nuk-levizin-nga-qendrimet-haxhiu-nuk-jam-optimiste-qe-situata-te-ndryshoje-ne-seancen-e-neserme/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.