Raporto24 ka siguruar pamje nga aksioni policor i zhvilluar sot në Podujevë, ku njësia speciale FIT ka rrethuar banesën ku jeton i dyshuari B.K.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se B.K., banor i Podujevës, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj B.K. rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënie” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“Operacioni policor, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave lidhur me hetimin e të gjitha rrethanave të rastit. Organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe për të zbardhur rastin në tërësi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së ishte djegur më 30 prill, në vendparkimin e administratës së QKUK-së në Prishtinë.
Kush qëndron pas shpërthimit në veturën e u.d. drejtorit të QKUK-së