het për intensifikim të luftimeve.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi të hënën për më shumë se 100 të vrarë e 400 të plagosur nga sulmet izraelite, ndërsa Hezbollahu tha se ka hedhur raketa në drejtim të pjesës veriore të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve.
Agjencia “Associated Press” ka publikuar një video që shihet se është incizuar nga brendësia e një veture. Aty shihet momenti kur një raketë e Hezbollahut shpërthen në veri të Izraelit, më saktësisht në qytetin Kiryat Bialik, të dielën në mëngjes.