No menu items!

Pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq Zana Gjevukaj (VIDEO +16)

E reja Zana Gjevukaj vdiq pas 34 ditësh qëndrimi në Klinikën Intensive në QKUK, pasi tashmë e ndjera ishte goditur me veturë në Qyshk të Pejës nga një shofer që rezultoi të ishte zyrtar policor.

I dyshuari Argjend Kastrati ndodhet në arrest shtëpiak që nga 1 prilli, dita kur edhe e shkaktoi aksidentin që rezultoi me fatalitet.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga ky aksident i rëndë.

Në pamje, Zana Gjevukaj shihet teksa e kalon rrugën në pjesën e shënjuar me vija të bardha, që është vendkalim për këmbësorë.

Ajo e kalon njërën pjesë të rrugës, teksa ndalon për të pritur kalimin e veturave që të kalojë edhe pjesën tjetër të rrugës.

Pamjet tregojnë se si një veturë ndalon në korsinë e djathtë, si duket për t’i dhënë përparësi kalimi këmbësores, e cila edhe niset ta kalojë rrugën.

Por një veturë tjetër vjen në korsinë e majtë me shpejtësi të madhe, e cila edhe e godet të renë, duke e hedhur në ajër e duke e rrokullisur disa herë, e cila më pas bie për toke.

Familja e Zana Gjevukajt ka dalë me një reagim, ku ka shprehur zhgënjimin e saj me organet e rendit për mënyrën se si po e trajtojnë këtë rast.

Ata thonë se është zhgënjyese se si i dyshuari në këtë rast, zyrtari policor Argjend Kastrati, vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpiak, e jo në paraburgim.

Po ashtu, familja tha se ekspertiza ka vërtetuar se vetura nuk ka frenuar fare në momentin kur e ka goditur Zanën. /Klankosova.tv

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.