No menu items!

Pamje nga lart: Protesta në Veternik bllokon qarkullimin për dy orë

Protesta e organizuar nga shoferët e kamionëve në Veternik ka shkaktuar bllokim të madh të rrugës që nga ora 10:00 e mëngjesit. Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në të  drejtimet te Prishtinës, ndërsa qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur shkruan Raporto24

Pamje të realizuara nga lart, shihet qartë numri i madh i kamionëve dhe automjeteve të tjera që kanë bllokuar rrugën, përfshirë edhe automjetet e emergjencës që kanë hasur në vështirësi për të kaluar.

Protesta, sipas organizatorëve, pritet të zgjasë deri në orën 12:00. Policia e Kosovës ndodhet në terren dhe po monitoron situatën, por deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.