Tubimi për Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar” ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.
Kurse në ora 12:00 ka filluar ecja drejt shesheve të kryeqytetit.
Në këtë paradë është pjesëmarrës edhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett.
Përveç tij, në “Paradën e Krenarisë” janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.