Arben Xheladini dhe Mon Balaj, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 16 vjet më parë.
Derisa mijëra protestues kundërshtonin dokumentin e Ahtisaarit, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Raporto24 ju sjell pamje nga varrimi i Mon Balajt në Podujevë, ku me kurora lulesh shihen tashmë njerëzit që janë në krye të shtetit dhe disa që janë kundër qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Në fytyrat e Glauk Konjufcës e Liburn Aliut shihet edhe dhuna që është përdorur ndaj tyre në protestë.Në varrim shihet të kenë marrë pjesë edhe ata që dikur ishin bashkë e sot janë kundërshtarë të këtij pushteti si: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Blerim Maqestena, Aida Dërguti e aktivistë tjerë të PSD-së.
Në foto shihet po ashtu edhe deputeti i VV-së, Nijazi Isaku, aktivisti tashmë i ndjerë Arbnor Dehari, etj.
KMDLNJ ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës, shkruan Raporto24.
Fotoreporteri Blerim Uka, risjellë fotot nga varrimi i Mon Balajt: