No menu items!

Pamje nga vendi i ngjarjes Dyshohet për mjet shpërthyes pranë ordinancës së gjinekologut Afrim Veliu

Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë pranë ordinancës së gjinekologut Afrim Veliu, i cili u sulmua brutalisht para disa ditësh.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato për deminim, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar dhe siguruar zonën,shkruan Raporto24

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Raporto24, duke theksuar se hetimet janë në vazhdim.

Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.