Janë publikuar pamje të reja nga momenti kur policia arreston 27-vjeçarin Agon Zejnullahu në Prizren. Arrestimi ndodhi vetëm pak minuta para se ai të ndërronte jetë në rrethana ende të paqarta.
Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të publikojë rezultatet e autopsisë, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Familjarët e të ndjerit kërkojnë drejtësi dhe transparencë të plotë nga autoritetet./Raporto24/