No menu items!

Pamje të reja të të riut nga Lipjani para arrestimit – në video shihet edhe një grua

Klankosova.tv ka siguruar ekskluzivisht pamje të reja para arrestimit të 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta orët e para të mëngjesit të së hënës. I ndjeri shihet duke u larguar nga një veturë nga dy persona të tjerë.

Ndërkohë, sipas raportit të policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Derisa, gjatë ditës së sotme, lidhur me rastin është rekomanduar suspendimi i pesë policëve për të cilën para se të konfirmohej zyrtarisht nga IPK raportoi Klankosova.tv

Poashtu Klankosova.tv, raportoi pak më parë se policët që u suspenduan edhe u ndaluan për “vrasje nga pakujdesia”.

Ndërkaq, i ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit Banullë në orë 19:00. /Klankosova.tvhttp

Avokati Fanol Krasniqi reagon me emocion pas vdekjes së Agon Zejnullahut: “S’do pranoja kurrë të mbroja dikë që ka keqpërdorur uniformën”

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.