Televizioni amerikan, CNN, raporton se 22 pjesëtarë të forcave speciale afgane u ekzekutuan nga një grup talibanësh në një provincë veriore të vendit.
Rasti tronditës ka ndodhur muajin e kaluar. Raportohet se ushtarët afganë kishin mbetur pa municione dhe kishin pranuar të dorëzohen tek talibanet, shkruan Independent.
Videoja e siguruar nga CNN tregon se si talibanët i grumbulluan ushtarët duke u bërtitur “dorëzohuni, komando, dorëzohuni” dhe pas pak sekondash i vranë me armë të gjithë ushtarët që ishin aty.
Paralajmërim: Në videon e mëposhtme ka skena të rënda. Nuk preferohet shikimi nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.
Videos show 22 Afghan commandos murdered by the Taliban after surrendering @amcoren reports pic.twitter.com/TMKmhv0rj1
— The Lead CNN (@TheLeadCNN) July 13, 2021
Talibanët e kanë mohuar ekzekutimin e komandove duke thënë se videoja ishte propagandë e qeverisë për ta mashtruar popullin. Ata thonë se i kanë ende në mbajtje të gjithë ushtarët e kapur dhe se qeveria po e përdor propagandën si mjet për ta dezinformuar popullin në mënyrë që ta vazhdojë luftën.
Mirëpo, Kryqi i Kuq dhe Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit e kanë konfirmuar vrasjen e 22 ushtarëve, duke mohuar se ata janë në ndalim.
Numri i sulmeve nga ana e talibanëve është rritur dukshëm si pasojë e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi.