No menu items!

Paparazzi: Gresa në lidhje? Kapet mat vet e dyta në Gjermani

Pak ditë më parë, ajo festoi ditëlindjen e 31-të në një festë e cila u përfol me të madhe dhe bëri shumë bujë.

E pasi e bëri rrjetin ‘rrëmujë’, aktorja e njohur Gresë Gashi ia ‘mbathi’ për disa ditë pushimesh larg Kosovës.

Ajo mori rrugë drejt Gjermanisë.

Nga çfarë kemi parë përmes rrjeteve sociale, Gresa shoqërohet nga gazetari, njëherësh mik i saj, Shëndrit Lumi.

Por, duket se më shumë arsye e çojnë Gresën në Gjermani.

Me shumë gjasë, gjysmëfinalistja e BBVK3 është në një njohje të re.

Një story e hedhur nga Lumi ka ngritur dyshime të cilat përforcohen nga disa shkrepje që kanë ardhur në adresë të Prive By Liberta Spahi

Shqiptarë dëshmitarë okularë kanë kapur Gresën në një market e shoqëruar nga personi në fjalë.

“Afërsia e tyre linte të kuptohej që janë më tepër se miq”, është shprehur burimi i Prive By Liberta Spahiu.

Kurreshtja është shumë e madhe. Lidhje, njohje në fillimet e saj apo asnjëra nga këto… Presim reagimin e Gresës e cila duket e lumtur, të paktën sipas një postimi të bërë në InstaStory ku mbrëmjen e kaluar e konsideron ‘të mrekullueshme’. /Prive

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.