As finalistja e BBVK 3 Xheneta Fetahu s’i ka shpëtuar krahasimeve në rrjet me fotografi nga e kaluara.
Jo të paktë janë ata që risjellin në vëmendje se si dukej ajo kohë më parë, përkundër se thënë të drejtën, ndërhyrjet nuk i ka mohuar asnjëherë, ndryshe nga personazhe të tjerë që pretendojnë të jenë ‘bio’.
E duket se në platformën X, Xhenetës i është bërë boll.
Ajo është detyruar të reagojë duke nxjerrë vetë foto përpara ndërhyrjeve.
Mes tjerash, në postimin e bërë ajo shprehet:
“O të prapambetur, e kam pranuar në Big dhe vazhdoj ta pranoj çdo ditë për çdo ndërhyrje që kam bërë. Qe, shikojeni, gjoksin dhe hundën i kam pasur shumë keq, sepse kam pasur dy herë aksident.”
Si ju duket Xhenki sot krahasuar me dikur? /Prive By Liberta Spahiu