No menu items!

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra (mjaltë)

Prishtinë, 25 Prill 2025

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa. Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit. Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.