Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar dhe shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, sidomos në ato malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h, raporton MeteoKosova
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.