Pas 27 vitesh, ushtari amerikan i NATO-s emocionohet nga mesazhi i një kosovari: Sakrifica ime ia vlejti

Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ish-ushtari amerikan i NATO-s, Eric Nowlen, ka ndarë një mesazh prekës duke kujtuar shërbimin e tij gjatë periudhës së luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Nowlen ka treguar se edhe pas 27 vitesh, vazhdon të marrë mesazhe falënderimi nga qytetarë të Kosovës për kontributin e tij në vendosjen e paqes dhe lirisë.

“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Pikërisht momente të tilla më bëjnë të ndihem se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime ka qenë e denjë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, mesazhe të tilla janë dëshmi se angazhimi i ushtarëve ndërkombëtarë në Kosovë ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e qytetarëve.

Personi që i ka shkruar dhe e ka falënderuar është gazetari nga Kaçaniku, Alban Muhaxheri, i cili ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ushtarëve të NATO-s në sigurimin e lirisë dhe paqes në Kosovë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU