No menu items!

Pas 5 orësh intervistë, avokati i Faton Pecit publikon foto me të – ministri shihet i buzëqeshur

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar për pesë orë nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në cilësinë e të dyshuarit, në lidhje me kontratën 60-milionëshe për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Pas intervistës, Peci është liruar në procedurë të rregullt, pa ndonjë masë ndalimi, gjë që është konfirmuar nga prokurori i rastit, Admir Shala.

Menjëherë pas lirimit, avokati i tij, Taulant Hodaj, ka publikuar një fotografi me ministrin Peci, në të cilën ky i fundit shihet i buzëqeshur, duke dhënë një mesazh të qetësisë pas hetimeve intensive,shkruan Raporto24

Po të njëjtën ditë, hetuesit e Prokurorisë Speciale kanë intervistuar edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, si pjesë e hetimeve për tenderin e dyshimtë./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.