No menu items!

Pas Dimal Bashës edhe Bajqinovci merret me LDK’në: Rruga e re është rruga për Prapashticë

Pas Dimal Bashës, edhe deputeti i tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është marrë me sloganin ”Rruga e Re“, të prezantuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Ditë më parë, Basha e kishte quajtur si ”rrugë të gabuar“, ndërkaq Bajqinovci thotë se është ”rrugë për Prapashticë“, duke e nënkuptuar ish-kryetarin e kësaj partie Isa Mustafa, që sipas Bajqinovcit pa Kurtin shpie atje, në Prapashticë.

“Rruga e Re” e pa Kurtin, është veç rruga për Prapashticë“, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

”Rruga e Re“ e prezantuar nga LDK-ja ka ngallur reagime të shumta, ky subjekt politik kritikon qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se po ofrojnë një altenativë të re. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.