No menu items!

Pas lirimit të pengjeve nga Hamasi, reagon Joe Biden

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur ditë më parë një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Te dyja palët tashmë kanë përmbushur një pjesë të marrëveshjes, duke liruar dhjetëra pengje

Tashmë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka pohuar se “’Teddy Bears’ që po i presin fëmijët në spital është një kujtesë e thellë e traumës që ata e kanë kaluar në moshë kaq të re”.

“Lirimet e sotme janë fillimi i një procesi. Ne presim që nesër të lirohen më shumë pengje. Besoj se brenda disa orëve të ardhshme do të dimë më shumë për valën e dytë të lirimeve. Shanset janë reale” që ndërprerja e luftës mund të zgjatet për disa ditë, thotë ai.

Zgjatja e armëpushimit ofron një mundësi për të sjellë më shumë ndihma në Gazë”, thotë Biden.

Lideri amerikan thotë se mbi 200 kamionë arritën në Egjipt në pikën e kalimit për në Gazë.

Ne duhet të mbyllim këtë cikël dhune në Lindjen e Mesme”, thotë presidenti amerikan, duke bërë sërish thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur edhe një marrëveshje për armëpushim disa ditor. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.