No menu items!

Pas nëntë vjetësh, Facebooku bën ndryshimin e madh

Ka kaluar kohë e gjatë që kur Messengeri ka funksionuar jashtë aplikacionit të Facebookut. Tash, nëntë vjet pas, “Meta” po e kthen prapa vendimin dhe po i bashkon.

“Jemi duke testuar mundësinë që njerëzit t’i qasen inboxit të Messengerit brenda aplikacionit të Facebookut dhe së shpejti do ta shihni këtë veçori”, ka thënë shefi i Facebookut, Tom Alison, shkruan “Engadget”. “Duam ta bëjmë më të lehtë e më të thjeshtë për njerëzit që të lidhen me njëri-tjetrin”.

Kur “Meta” e pati hequr Messengerin nga Facebooku më 2014, pati njoftuar se “qëllimi është që të fokusohet zhvillimi i Messengerit si përvoja më e mirë e mundshme e mesazheve telefonike”.

Vendimi për largim ishte marrë më 2014, ndërsa më 2016, Facebooku nisi t’i shtynte njerëzit drejt aplikacionit të Messengerit duke ua hequr inboxin nga aplikacioni bazë.

Alison ka thënë se kthimi prapa nënkupton që njerëzit do ta kenë më të lehtë t’i shpërndajnë postimet, pa pasur nevojë ta ndryshojnë aplikacionin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.