Një postim i vetëm në Instagram mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin.
Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania 4, publikoi një selfie brenda një veture luksoze të markës “Lamborghini”, duke festuar në stil fitoren dhe çmimin prej 100 mijë eurosh, shkruan Raporto24.
Por nuk kaloi shumë kohë dhe edhe Jozi – ish-banori me të cilin Gjesti kishte tensione brenda shtëpisë – ndau një video ku shihet duke vozitur po ashtu një “Lamborghini”.
Postimet kanë ngritur dyshime të forta në rrjet: a është kjo thjesht një rastësi, apo një ‘diss’ i Jozit ndaj Gjestit?
Të dy nuk kanë komentuar publikisht mbi veprimet e tyre, por vëmendja tashmë është përqendruar te emisioni “Post Big Brother VIP” që do të mbahet të shtunën, ku pritet të zbulohet më shumë për raportin mes tyre dhe çfarë fshihet pas këtyre postimeve.
Për momentin, ndjekësit mbeten në pritje – me sytë nga Instagrami dhe ekranet.