Ditën e sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Asdren Gjikolli (Gjiko), në lidhje me akuzën për dhunim.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore, në lidhje me akuzat për dhunim, ka ardhur edhe reagimi publik i moderatores Elita Rudi.
Përmes një postimi emocional në Instagram, Elita ndau me ndjekësit e saj ndjenjat që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke e përshkruar si një plagë që dhemb, por që kurrë nuk i ndau. Ajo shkroi se e vërteta që zemra e saj e dinte gjithmonë më në fund u tha edhe nga drejtësia.
“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë: ti je i pafajshëm,” – shkruan ajo, duke e cilësuar Gjikon si një forcë dhe mbështetje të vazhdueshme, edhe në momentet më të vështira.
Në rrëfimin e saj, Elita shpreh se, ndonëse përballë fjalëve, akuzave e dyshimeve, ata nuk u dorëzuan kurrë. Ajo risjell edhe një moment të paharrueshëm me bashkëshortin, kur ai i kishte thënë: “Nëse ti je me mu, s’ka rëndësi kush është kundër, veç me pas ty mjafton.”
Ky vendim dhe reagimi i Elitës shënon një kapitull të ri për çiftin, të cilët tashmë shihen si më të fortë se kurrë. /Prive By Liberta Spahiu
https://www.instagram.com/reel/DK93_g6IZZj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet